Bota

Ekspertët e OKB-së: Njohja e Palestinës si shtet e rëndesishme

Një grup ekspertësh të OKB-së kanë bërë thirrje që të gjitha vendet të njohin Palestinën si shtet, për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

Ekspertët, duke përfshirë raportuesin special të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze , thanë se njohja e një shteti palestinez është mjaft e rëndësishme për të drejtat e popullit palestinez dhe luftës së tij drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Ky është një parakusht për paqen e qëndrueshme në Palestinë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme – duke filluar me shpalljen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe pa ndërhyrje të mëtejshme ushtarake në Rafah.

Lexo më shumë  Konflikte të ashpra me Hegseth, bëhet publike arsyeja e dorëheqjes së shefit të Marinës Amerikane

Zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e rënë dakord ndërkombëtarisht drejt paqes dhe sigurisë për Palestinën dhe Izraelin dhe një rrugëdalje nga ciklet e brezave të dhunës dhe pakënaqësisë”, thanë ata.

Thirrja erdhi më pak se një javë pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez , duke nxitur zemërimin e Izraelit, i cili e ka gjetur veten gjithnjë e më të izoluar për shkak të luftës së tij në Gaza.

Lexo më shumë  Ministri gjerman i Mbrojtjes prezanton strategjinë e re ushtarake: Ushtri prej 460,000 pjesëtarësh, nga të cilët 200,000 rezervistë

Tre qeveritë evropiane thanë se masa kishte për qëllim të mbështeste një zgjidhje me dy shtete dhe të nxiste paqen në Lindjen e Mesme. Ata shpresojnë se vendimi i tyre do të nxisë shtetet e tjera të BE-së të ndjekin shembullin. Parlamenti i Danimarkës më vonë hodhi poshtë një propozim për të njohur një shtet palestinez.

Rruga Pres

YouTube player