Lajme

“Shqipëria po boshatiset çdo ditë”, Blendi Çeka zbërthen shifrat e sondazhit

Blendi Çeka nga Data Centrum ka folur në Euronews Albania rreth sondazhit të kryer në lidhje me shqetësimet e shqiptarëve në Shqipëri. Në krye të listës së shqetësimeve ishte emigracioni.

Sipas Çekës, shpopullimi që po i ndodh Shqipërisë vihet re kudo:

“Në varësi të popullsisë, se sa fëmijë janë, sa të rritur janë, sa të rinjë janë, ne duhet të rishikojmë të gjithë numrin e shpërndarjes së politikave publike. Sa shkolla duhet të kemi, sa mësues duhet të kemi.

Lexo më shumë  Rrjoll, dy banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

Shqipëria kam përshtypjen në një pjesë të konsiderueshme të saj është e boshatisur. Kjo reflektohet kudo. Kush do punojë në bujqësi nëse s’ka njerëz? Një popullsi që po plaket, që rritet gjithnjë e më shumë numri i pensionistëve që kanë nevojë për kontribute, deri më sot emigrantët dhe familjarët kanë qenë mbështetja për pensionistët”, u shpreh ai.

Shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas sondazhit janë, emigrimi ( 54.8%), çmimet e larta (42.1 %), kostoja e jetesës (36.2 %) dhe papunësia (34.3 %).

Lexo më shumë  Konjufca në takim me shefin e Ambasadës së Luksemburgut, Dietz diskutuan për bashkëpunimin bilateral

Rruga Press

YouTube player