Lajme

Zgjedhjet në Luginë, Mustafi: Prezenca e kryeministrit Kurti dhe Kosovës shpresë për Bujanocin

Ragmi Mustafi, kandidat i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për kryetar të Bujanocit, ka thënë se është më se e nevojshme dhe domosdoshme që të ketë sa më shumë prani të Republikës së Kosovës në këtë komunë.

Ai ka thënë se mbështetja ekryeministri i Kosovës, Albin Kurti, jep shpresë për të ardhmen e tyre, përkundër diskriminimit nga Serbia.

“Shqiptarët e Luginës besojnë në Kosovën dhe kryeministrin dhe jemi besimplotë se prezenca e Republikës së Kosovës në Bujanoc është më se e nevojshme dhe e domosdoshme për shqiptarët këtu ngase jep shpresë për të ardhmen e tyre sepse deri më tash Serbia i ka diskriminuar si në kuptimin e të drejtave më elementare, por edhe në kuptimin ekonomik. Janë vetëm dy narrativa, ajo e Beogradit që diskriminon dhe shtyp shqiptarët dhe ajo e Prishtinës që ka për detyrë mbrojtjen, ruajtjen e identitetit dhe substancës kombëtare të shqiptarëve dhe zhvillimin e mëtutjeshëm”, ka thënë ai për KTV-në.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Mustafi ka thënë se mbështetja e Kurtit jep orientim të shqiptarëve për rrugën që duhet ta ndjekin në raport me Kosovën.

Mustafi ka thënë se beson që në vitet e ardhshme do të rritet mbështetja financiare e Kosovës për Luginën e që mbështetja të rritet edhe nga Shqipëria.

Mustafi ka folur për ndërhyrjen e shtetit të Serbisë në procesin zgjedhor të së dielës. Sipas tij, ka sugjerime, shantazhime e madje edhe kërcënime ndaj votuesve shqiptarë në Luginë që të orientohen nga krahët tjerë në zgjedhje. Ai ka shprehur bindjen që do t’i fitojë zgjedhjet, teksa ka shprehur drojë për ndërhyrje të shtetit serb për ta ndryshuar vullnetin popullor.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player