Gjykata në Mitrovicë i cakton 30 ditë paraburgim bashkëpuntorit të Vulinit
Me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëpuntorit të Vulinit.
Sipas burimeve të Kosovanews, Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj bashkëpuntorit të zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin, i cili u arrestua në Leposaviq të mërkurën nga Policia e Kosovës.
Bashkëpuntori i Aleksandar Vulin, me emrin Marko Vladimir Knezheviç u arrestuar në Leposaviq pasi mbante identitet të rrejshëm.
Kosovanews ka siguruar një fotografi të bashkëpunëtorit të Aleksandër Vulinit bëhet fjalë për Marko Vladimir Knezheviç.
Në këtë fotografi në një paraqitje publike Marko Knezheviç shihet krah Aleksandër Vulinit i cili në atë kohë ishte drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Beograd.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani bëri të ditur se të njëjtit i është bastisur banesa në veri të Mitrovicës ku i janë konfiskuar disa prova materiale.
Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetrin për dokumente të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet që të parashtroj kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj bashkëpunëtorit të Aleksandar Vulinit, i cili u arrestua të mërkurën në Leposaviq.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i kësaj prokurorie Valon Preteni.
“Për personin me iniciale M.K, gjatë ditës do të paraqitet kërkesa për paraburgim për veprat penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, ka thënë Preteni.
Rruga Press