Lajme

Kurti: Vlerësojmë lart mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,dje mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada kroate me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti e cilësoi këtë ditë si një moment kyç jo vetëm për shtetin kroat, por edhe për rajonin të cilit iu shtua një republikë demokratike, e përkushtuar ndaj vlerave të lirisë, barazisë dhe me orientim perëndimor drejt prosperitetit dhe sigurisë.

Ai përmendi dhe faktin se vendet tona ndajnë një aleancë historike dhe se Kroacia ka qenë më shumë se një partnere e Kosovës. Teksa shtoi se shteti kroat ofron mbështetje vetëmohuese dhe solidaritet të domosdoshëm në kërkimin tonë të përbashkët për paqe, demokraci dhe mirëqenie sociale të shoqëruar me marrëdhënie të mira fqinjësore në rajonin tonë, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

 “Kroacia dhe populli i saj gjithmonë i kanë ofruar mbështetje të madhe Kosovës, veçanërisht në 16 vitet e fundit që nga pavarësia. Dua të theksoj se Republika e Kosovës e vlerëson lart këtë mbështetje dhe e vlerëson atë si shenjë të miqësisë së ngushtë mes dy popujve tanë”, tha Kurti.

Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, thuhet në këtë njoftim, kryeministri potencoi se rruga e Kroacisë drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO në vitin 2009, krah për krah me Shqipërinë, si dhe anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian në vitin 2013, qëndron si model për Republikën e Kosovës, një frymëzim për përpjekjet tona dhe përkushtimin tonë për në rrugën drejt integrimit euro – atlantik.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kryeministri Kurti falënderoi shtetin kroat dhe miqtë nga Kuvendi i Kroacisë, të cilët në vazhdimësi kanë përkrahur marrjen e statusit të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player