KryesoreLajme

Ky është bashkëpunëtori i Aleksandër Vulinit që u arrestua nga policia në Leposaviq me identitet të fshehur (Foto)

Policia e Kosovës të mërkurën në Leposoavic ka arrestuar  një person me inicialet M.K. Ndërkaq sipas mediave lokale në gjuhën serbe, M.K thuhet se ishte bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin, në kohën kur ky i fundit ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën. Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. 

Kosovanews ka siguruar një fotografi të bashkëpunëtorit të Aleksandër Vulinit bëhet fjalë për Marko Vladimir Knezheviç.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në këtë fotografi në një paraqitje publike Marko Knezheviç shihet krah Aleksandër Vulinit i cili në atë kohë ishte drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Beograd.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. bëri të ditur se të njëjtit i është bastisur banesa në veri të Mitrovicës ku i janë konfiskuar disa prova materiale.

Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetrin për dokumente të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet që të parashtroj kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj bashkëpunëtorit të Aleksandar Vulinit, i cili u arrestua të mërkurën në Leposaviq.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i kësaj prokurorie Valon Preteni.

“Për personin me iniciale M.K, gjatë ditës do të paraqitet kërkesa për paraburgim për veprat penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, ka thënë Preteni. /kosovanews.net/

YouTube player