KryesoreLajme

Uron kryetarin e ri të Ulqinit, kryeministri Kurti: Kam besim të plotë tek ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin e ri të Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Ndërsa ka uruar për postin e të parit të komunës , Kurti theksoi se Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për të përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Kurti ka shtuar se Nimanbegu ka përvojë të gjatë në politikë.

Lexo më shumë  Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme. Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist! Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu.”, shprehet kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Murati: Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

Rruga Press

YouTube player