Lajme

Kurti: Qeveria ime nuk krahasohet me ish qeveritë e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk krahasohet me ish qeveritë e kaluara.

Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për 100 ditët e para të tij në ekzekutivi, Kurti tha se gara e tij nuk është me të kaluarën, por me të ardhmen. Sipas tij, këto 100 ditë janë kthesë drejtë zhvillimit.

Para deputetëve, kreu qeveritar ka paraqitur edhe të arriturat, që siç tha janë realizuar në këta muaj qeverise.

“Qeveria jonë nuk krahasohet me qeveritë e mëparshme, gara jonë po theksojë nuk është me të kaluarën, por të ardhmen. Këto janë ditët e kthesës drejtë zhvillimit”, tha ai.

Sipas tij, nën qeverinë e tij, ka pasur ndryshime pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, derisa paraqiti edhe disa nga shifrat për “ringjallje ekonomike”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“Këto ndryshime pozitive janë rezultat i shumë faktorëve, por s’ka dyshim se rritja e besimit në institucione dhe punën e qeverisë, optimizmi dhe shpresa e qytetarëve për qeverinë e re janë faktorët kryesor. Janë efekte pozitive në ekonomi procesi dhe rezultati i zgjedhjeve në shkurt të këtij viti. Buxheti ka mundësuar dizajnimin e një pako të re që mundëson ringjalljen ekonomike të vendit dhe krijonin bazën për ekonomi të qëndrueshëm për vitet në vijim. Për rritjen ekonomike që e rritë mirëqenien e qytetarëve do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje, përmes pakos për ringjallje të vendit. Pako e rendit parasheh kontribut në ekonomi në vlerë prej 1.1 miliard euro”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, kreu qeveritar tha se në 100 ditët e para kanë anuluar marrëveshje të dëmshme, tender dhe memorandume të bashkëpunimit me vlerë 100 milionë euro.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Do të jemi të pakompromis dhe nuk do të ndalemi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar… për 100 ditë anuluam marrëveshje të dëmshme, tender dhe memorandume të bashkëpunimit me vlerë 100 milionë euro. Kemi filluar pastrimin e listave të skemave pensioneve për të parandaluar keqpërdorimet”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti është mburrur edhe për menaxhimin me pandeminë Covid-19.

“Situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm. Nga muaji mars e deri në muajin qershor kemi ulje për 99 përqind të rasteve të reja. Gjejeni një vend tjetër në rajon ose edhe më gjerë për një ulje kaq të madhe të rasteve të reja”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *