Lajme

Policia e Kosovës arreston në Leposaviq bashkëpuntorin e ngushtë të Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

Personi i ndaluar me inicialet M.K është ndaluar për 48 orë. Lajmin e  ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“I dyshuari është arrestuar në rrugët e Leposaviqit dhe më pas i është bastisur banesa në veri të Mitrovicës ku janë konfiskuar disa prova materiale. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e identitetit’”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetrin për dokumente të Kosovës.

Ndërkaq sipas mediave lokale në gjuhën serbe, M.K thuhet se është bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin.

Sipas mediave në gjuhën serbe M.K ishte i angazhuar në rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i Këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ishte bashkëpunëtor i ngushtë ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtari në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste.

Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat.

Rruga Press

YouTube player