Bota

SHBA-ja premton 135 milionë dollarë ndihmë për Moldavinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi të mërkurën 135 milionë dollarë ndihmë për Moldavinë për sigurinë energjetike dhe për të kundërshtuar dezinformimin rus.

Premtimi për ndihmë erdhi në kohën kur kombi me prirje perëndimore përpiqet të zbusë përpjekjen e Moskës për ndikim, të nxitur nga sukseset e fundit në luftën e saj në Ukrainën fqinje, raporton AP.

Në hapje të një vizite të shkurtër në Evropën Lindore me një ndalesë në Kishinau përpara se të udhëtonte në Republikën Çeke, Blinken njoftoi ndihmën në një konferencë shtypi me presidenten moldave, Maia Sandu. 

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

SHBA-ja i kishte dhënë Moldavisë 774 milionë dollarë ndihmë financiare që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, 300 milionë prej të cilave ishin të destinuara për sigurinë energjetike. 

Udhëtimi i Blinkenit, i organizuar rreth një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë, vjen mes shqetësimeve se Moldavia dhe ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë po përballen me kërcënime të reja nga Rusia.

Udhëtimi vjen dy javë pasi Blinken bëri një udhëtim të paparalajmëruar në Ukrainë për të siguruar Kievin për mbështetjen e Washingtonit përballë sulmeve të shtuara ruse në veri të tij.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ka gjithashtu shenja se Rusia mund të marrë në konsideratë veprime të reja në Moldavi, ku ka 1,500 trupa të stacionuara në territorin e diskutueshëm të Transnistrisë dhe qëndron pas lëvizjeve antiperëndimore në Gjeorgji, për të cilat SHBA-ja beson se bien ndesh me aspiratat moldave dhe gjeorgjiane për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Rruga Press

YouTube player