KryesoreLajme

VLEN: Me VMRO-DPMNE-në kemi arritur marrëveshje që Afrim Gashin ta propozojmë për kryetar të Kuvendit

Nga VLEN njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në që ta propozojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit.

Gashi pritet të votohet në seancën konstitutive që po mbahet sot në Kuvend.

“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO-DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thonë nga VLEN.

YouTube player