Bota

Ukraina përfiton mbështetje në vlerë prej 977 milionë eurove nga Belgjika

Ukraina dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie të martën, që përfshin dorëzimin e 30 avionëve luftarakë F-16 për ushtrinë ukrainase, ka raportuar TheGuardian.

Marrëveshja u nënshkrua mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit belg, Alexander De Croo, e ajo përfshin edhe ndihma në vlerë prej 977 milionë eurove.

Lexo më shumë  Gjermania do të ndërmarrë hapa të rinj kundër spiunazhit dhe sabotimit

“Dokumenti përfshin të paktën 977 milionë euro ndihmë ushtarake belge për Ukrainën këtë vit, si dhe angazhimin e Belgjikës për të ofruar mbështetje gjatë afatit dhjetëvjeçar të marrëveshjes”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X.

Ndërsa, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do t’iu kërkojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i lejojnë asetet e tyre ushtarake në Ukrainë.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

Mbështetje për Ukrainën kanë ofruar edhe Holanda e Polonia. Autoritetet holandeze kanë premtuar se do ta pajisin ushtrinë ukrainase me sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Rruga Press

YouTube player