Lajme

Arbërishtja, gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programeve në kanalet e RAI Calabria

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se arbërishtja tashmë është gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programeve në kanalet e RAI Calabria, në Itali.

Sipas QSPA-së, në publikimin e datës 25 maj 2024, në Gazetën Zyrtare me nr. 121, thuhet që gjuha arbëreshe do të jetë gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programet e RAI Calabria, në Itali.

Lexo më shumë  Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan

Kjo arritje historike për komunitetet arbëreshe të Italisë do të shtrihet edhe në rajonin e Piemonte-s. Kontrata e Shërbimit për programet e RAI Calabria për vitet 2023-2028, zyrtarizon përdorimin e arbërishtes si gjuhë të pakicës gjuhësore historike arbëreshe e njohur nga ligji nr. 482/99.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), ka katër vjet që përmes aktiviteteve, e konferencave ndërkombëtare thekson rëndësinë e bjerrjes së arbërishtes, në nivel komunitar, institucional dhe shkencor si një çështje jetike për komunitetet e arbëreshëve të Italisë, e cila bëhet realitet pas 49-vjetësh nga ligji i reformës së RAI 103/75, duke hedhur hapin e parë në rëndësinë që duhet të marrë çështja e gjuhës në shërbimet e gazetarisë dhe në arsim, në vendin pritës, Itali.

Lexo më shumë  ‘Pasi ndihmoi Ramën, tani do ndihmojë Putinin’/ SPIEGEL: Si po përdoret Kanye West nga Kremlini

Rruga Press

YouTube player