KryesoreLajme

Kurti: Përkundër fushatës së Serbisë, sot bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Sofja sot ishte vendtakimi në të cilin u bë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.  Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Tri bomba 50 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore zbulohen gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kreu i ekzekutivit ka falënderuar edhe partnerët që me votën e tyre i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, shtoi më tej ai.

Lexo më shumë  Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale

Rruga Press

YouTube player