Lajme

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kallëzojnë në SPAK qeveritarët që i kthyen bashkisë truallin e teatrit

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kallëzuan sot në SPAK për “shpërdorim detyre” zëvendëskryeministrin Erion Braçe dhe ministren e Kulturës Elva Margariti.

Kallëzimi u bë për vendimin e qeverisë që ia kaloi sërish truallin e teatrit Bashkisë Tiranë, që sipas aktivistëve u mor duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Aleanca kërkoi gjithashtu që SPAK të veprojë menjëherë duke bllokuar me “sekuestro preventive” truallin. Sipas saj kështu mund të bllokohet përkohësisht përpjekja për tjetërsimin e pronës.

Përfaqësuesja e Aleancës, Adriana Kalaja, tha për mediat se VKM-ja e re është “antikushtetuese”. Ajo argumentoi duke thënë se vendimi “nuk ka as datë dhe as numër”, gjë që sipas tyre “penalizon palët e interesuara pasi nuk mund ta ankimojnë”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Aty [në VKM] thuhet truall, por nuk është pronë truall, por pronë e emërtuar si Teatri Kombëtar, dhe Gjykata Kushtetuese këtë pronë thotë t’ia kthejë pronarit ministrisë së Kulturës, gjë që qeveria nuk e ka bërë,” – theksoi Kalaja.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka bërë deri më sot 13 kallëzime në SPAK, prej të cilave ende nuk ka pasur përgjigje.

Prej vitit 2018 artistë dhe qytetarë të grupuar si Aleanca, kanë kundërshtuar shembjen dhe tjetërsimin e pronës së Teatrit Kombëtar.

Më 17 maj 2020, pak ditë pasi qeveria ia kishte kaluar si pronë nga ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë e shembi godinën e teatrit. Vendimi u arsyetua për shkak se godina ishte e dëmtuar dhe nuk mund të restaurohej.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Prej asaj kohe Aleanca ka kërkuar rindërtimin e teatrit me të njëjtin projekt, ndërsa bashkia këmbëngul për një projekt moderrn të arkitektit danez Bjarke Ingels, projekt i cili ka dalë nga një marrëveshje me privatë.

Më 2 korrik Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi VKM-në në fjalë si antikushtetuese dhe kërkoi që prona t’i kthehej ministrisë së Kulturës.

Por të premten, datë 30 korrik, qeveria publikoi në web-faqen e saj zyrtare një VKM të re të firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe që ia kthente sërish pronën bashkisë. Kjo VKM nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *