KryesoreLajme

Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten është takuar me zyrtarë të Qatar Development Fund ku u diskutua mbi mbështetjen e projekteve në fushën e shëndetësisë.

Sipas njoftimit të presidencës, në takim takim, i cili u zhvillua me iniciativën e Osmanit, u fol edhe për mbështetjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për projekte të turizmit malor e projekte të tjera investive.

Lexo më shumë  Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

“Përveç takimit me Presidenten Osmani, delegacioni i Qatar Developement Fund, nën shoqërimin e Këshilltares së Presidentes, Znj. Donika Kadaj Bujupaj, janë takuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia; Kryetarin e Kryeqytetit Z. Përparim Rama; kryetarin e Komunës së Istogut  Z. Ilir Ferati; Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Z. Fadil Shurdhajn”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexo më shumë  Republika e 1 euroshit ku Rama zgjedh kush bëhet biznesmen

Rruga Press

YouTube player