BotaKryesore

Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin

Autoblindat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska (MUP RS) janë parë mëngjesin e sotëm në rrugët e Srebrenicës.

Ato janë parë në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork pritet të miratojë rezolutën për gjenocidin në këtë qytet boshnjak, shkruajnë mediat e huaja.

Ndryshe, drejtori i Qendrës Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, Emir Suljagiç, ka zbuluar mbrëmë se ka tension në Srebrenicë para seancës së OKB-së.

“Tensionet në dhe rreth Srebrenicës janë intensifikuar që kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik njoftoi se qeveria e tij do të mbajë një seancë në Srebrenicë në të njëjtën ditë kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton për rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Mbamendjes të Gjenocidi i Srebrenicës”, kishte shkruar ai.

Ndërkohë, në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale të enjten, thuhet se shihen njësitet speciale të MPB-së së RS-së që janë dislokuar pranë Qendrës së një shkolle të mesme në Srebrenicë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për rezolutën në Srebrenicë, fillon sot në orën 16:00 me kohën tonë.

Për dokumentin që shkaktoi emocione të forta në Bosnje dhe Hercegovinë por edhe rajon, do të shprehin mendimin e tyre 193 përfaqësues të shteteve anëtare dhe për miratimin e tij kërkohet një shumicë prej 97 votash.

YouTube player