KryesoreLajme

Nënkryetari i Republika Srpska: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur

Qamil Durakoviq është nënkryetar i Republikës Srpska. Jeton në Srebrenicë dhe është i mbijetuari i Masakrës në këtë qytet.

Ai sot në një intervistë ekzkluzive për Radio Dukagjinin ka deklaruar pritjen për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ështe ndalur edhe te tensionet e mundshme pas miratimit, ka folur për politikën e Serbisë dhe Millorad Dodikut karshi vet Bosnje e Hercegovinës, por edhe për arsyet e mosnjohjes deri më tash të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Për kosovarët kishte edhe një mesazh: “Po ndajmë fatin e njejtë, kemi probleme të njëjta që vijnë nga instanca e njëjtë, por do t’ia dalim”.

Kur foli për Razolutën, Durakoviq kujtoi se në vitin 2015 ishte inicuar një Rezolutë për Srebrenicën, e sponzorizuar nga Britania e Madhe, por nuk kaloi.

Sot në orën 16:00 votohet një e re, e sponzorizuar nga Gjermania dhe Ruanda.

Durakoviq është i bindur se kësaj radhe Rezoluta do të kalojë.

“Dallimi në mes të vitit 2015 dhe sot është se rezoluta është shqyrtuar në Këshillin e Sigurimit dhe natyrisht është pritur që Rusia do ta përdorë veton. Kjo është arsyeja pse nuk kaloi. Por sot situata është ndryshe, pasi që Asambleja e Përgjithshme do ta shqyrtoj rezolutën, e cila kërkon shumicën e thjeshtë. Kemi parë që shumë vende kanë qenë bashksponzorizues, përveq sponzorizuesve Gjermanisë dhe Ruandës. Mendoj se kësaj radhe, shumica e botës së civilizuar ka dhënë qëndrimin e kristaltë ,andaj jam gati i sigurt se sot në Asamblenë e Përgjithshme rezoluta do të miratohet.”, ka deklaruar Durakoviq.

Tensionet e mundëshme pas miratimit të rezolutës, Durakoviq i quan vokabular politik të Serbisë zyrtare dhe përfaqësuesve serb në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët po tentojnë t’a paarqesin situatën kaotike.

“Pikërisht me fabrikimin e tensioneve po përpiqen t’a pengojnë miratimin e kësaj rezolute duke e shfaqur situatën në Bosnje e Hercegovinë kaotike. Por, këtu nuk ka fare tensione . Bëhet fjalë për rezulutën që konstaton  diçka që është konfirmuar nga Gjykatat ndërkombëtare, në atë Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Penale  për ish Jugosllavinë”, ka vijuar ai.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Duke komentuar deklaratat e presidentit  të Republika Srpska, Millorad Dodik, përfshirë atë se me kalimin e rezolutës, nënshkruahet  fundi i Bosnje dhe Hercegovinës, Durakoviq thotë se Dodik nuk ka fuqi për shkatërrimin e Bosnjës.

“Nuk është Millorad Dodik ai që ka kapacitet ,në kuptimin politik , deri në atë  masë  që mund të bëjë diç që Bosnje Hercegovina të shkatrrohet. Kishte tentime edhe në vitet e 90-ta të fuqive më të mëdha nga Beogradi, të udhëhequr nga presidenti i atëhrshëm, Millosheviq me gjithë atë fuqi të armatës jugosllave. Tentoi të bëjë agresion ndaj Bosnjës dhe ish republikave e krahinave të ish-Jugosllavisë dhe e dijmë si përfundoi kjo politikë.Sot e kemi Kosovën, që është shtet i pavarur dhe të gjitha republikat që janë shtete të pavarura”, ka theksuar Durakoviq.

I pyetur nëse e ka të vështirë ta ushtrojë postin e nënkryetarit të Republikës Serbe dhe çfarë fuqie ka në këtë pozicion, Qamil Durakoviq, që është i mbijetuari i Masakrës së Srebrenicës, qytet në të cilin vazhdon të jetojë thotë se fuqia e tij dhe përfaqësuesve boshnjak është e vogël.

“Është shumë e kufizuar meqë Kushtetuta e këtij entiteti përcakton se presidenti i ka dy nënkryetar, që vijnë nga dy përkatësi etnike konstituive nga radhët e kroatëve dhe boshnjakëve.Pozicioni i nëkryetarit është që e zgjedh populli dhe unë përfaqësoj interesin e bosnjakëve .Ky entitet me kushtetutë nuk i takon popullit serb, ani se për fat të kaq, e ka emërtimin e tillë. Kjo pozitë e imja është e limituar, pasiqë shumicën në parlamentin e entitetit e përbëjnë politikat rreth Dodikut. Edhe Qeveria e këtij entiteti është me shumicë e politikës së Dodikut. Këtu e kemi problemin. Ne nuk  kemi  kurfarë ndikimi, psiqë nuk kemi duar të mjafttueshëm në parlament, që të kundërshtojmë atë çka Dodik po bënë . Me këmbëngulësi po përpiqemi të kundërshtojmë këto politika dhe këtë do t’a bëjmë derisa të ekzistojmë në këto hapësira, përkatësisht deri në ditën e Gjykimit”, ka potencuar Durakoviq.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ai thotë se pengesa për njohjen e Republikës së Kosovës qëndron te rregullimi kushtetues që e ka Bosnja.

“Pikërisht. Bosnja e Hercegovina ka rregullim të tillë , që qëndrimet  shtetërore duhet të reflektojnë qëndrimet e tre popujve . Dhe ky është fakt i dhimbshëm. Në këtë rast janë serbët ata që po e bllokojnë Bosnje Hercegovinën  në rrugën për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ky është problem i vetëm. Sa i përket boshnjakëve dhe hercovasëve (kroatëve), si dhe atyre që e duan Bosnje Hercegovinën, nuk ka dilema . Për ne Kosova është shtet i pavarur  dhe këtu nuk ka dilema. Nga ana tjetër, janë vetëm serbët, apo përfaqësuesit e tyre që bëjnë obstruksion,  jo vetëm  në rastin e ekzistimit të shtetit të Kosovës. Ata po tentojnë t’i bëjne obstruksion edhe shtetit të tyre, Bosnje e Hercegovinës duke bërë  që është e mundur për t’a shkatërruar”.

Durakoviq ka edhe një mesazh për kosovarët.

“Po kalojmë periudhë të njejtë dhe Serbia që ka sjellje të tillë, në fakt po tenton që me fuqitë që i ka politike dhe diplomatike të pengoj ekzistencën e shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe pavarësinë  e Kosovës. Kështu, po ndajmë fatin e njejtë, kemi probleme të njejta që vijnë nga instanca e njejtë, në këtë rast në veçanti nga Beogradi. Neve na mbetet që të qëndrojmë dhe mendoj që përfundimisht e kemi bërë  për vete tërë botën, apo së paku botën e civilizuar. Duhet të jemi dinjitoz, demokrat dhe të  tregojmë se ne jemi popuj të civilizuar evropian që e dojnë lirinë dhe dëshirojnë t’i gëzojnë të drejtat e njejta si të gjithë qytetarët e vendeve demokratike”, ka përfunduar Durakoviq.

Rruga Press

YouTube player