Bota

Ukraina e zmbraps një valë të re sulmesh ajrore ruse

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan të gjithë 24 dronët me të cilët Rusia e sulmoi Ukrainën mëngjesin e së mërkurës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në një komunikatë.

Dronët u shkatërruan mbi rajonet Mikolaiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Donjeck, Sumi dhe Odesa, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, këshilli i qytetit Sumi tha se linjat e rrymës dhe tubacionet e ujit u dëmtuan nga mbetjet e dronëve të rrëzuar dhe se kishte ndërprerje të furnizimit me rrymë në qytet.

Lexo më shumë  Ukraina godet aeroportin ushtarak në Rostov, Rusia humb gjashtë helikopterë

Ai tha se ka nisur puna për kthimin e furnizimit me ujë dhe rrymë për banorët.

Këtë pranverë, Rusia i ka rritur sulmet me dronë dhe raketa nëpër Ukrainë, duke i shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës së saj energjetike.

Forcat ukrainase i rrëzuan të gjithë 90 dronët e llojit Shahed që Rusia i lëshoi në javën e fundit, tha më 20 maj zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Lykhoviy.

Lexo më shumë  Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

Rruga Press

YouTube player