Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror
Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos në Abu Dhabi.
Xhudistja jonë e nisi botërorin pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në dy luftërat pasuese shënoi fitore në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në luftën e parë, xhudistja jonë ka dominuar kroaten Katarina Kristo, duke e mposhtur me ‘waza-ari’.
Në luftën e dytë, Laura vazhdoi me fitore, ku kësaj radhe mposhti me ‘ippon’ rivalen ruse, Dalu Liliashvili, duke kaluar në çerekfinale.
Megjithatë, në çerekfinale, xhudistja jonë ishte e pafat duke humbur nga Andreja Leski e Sllovenisë.
Për medaljen e bronztë, Laura me anë të repesazhit ia doli të mposht Katharina Haecker, për t’i siguruar Kosovës medaljen e vetëm botërore këtë vit në sportet tona.
Rruga Press