KryesoreLajme

Për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar aksionin e djeshëm mes Policisë së Kosovës dhe ATK-së në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Murati u shpreh se ka qenë dyshimi i bazuar që aktivitetet financiare të tilla janë zhvilluar pa pasur licencën përkatëse financiare e që është e kundërligjshme dhe ka pasoja ligjore.

“Sa i përket shumave që janë sekuestruar, konsideroj që i takojnë një procesi gjyqësor pasi prokurori ka dhënë urdhër për bastisje. Ato përfundojnë fillimisht si prova e pastaj edhe mund të derivohet sesi të veprohet tutje nga një proces i mirëfilltë gjyqësor. Për destinimin e këtyre parave besoj që prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme se për ku kanë qenë mjetet e dedikuara”, tha Murati.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

I pyetur rreth reagimit të Departamentit Amerikan të Shtetit duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”, ministri Murati tha se çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë.

“Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni me detajet, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha ai në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Gjatë aksionit të djeshëm në veri, Policia tha se janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”. 

Rruga Press

YouTube player