KryesoreLajme

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në profilin e tij në “X”, euroteputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën.

Në reagimin e tij, ai ka ritheksuar edhe një herë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Republika e Kosovës i përmbush të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe i takon Këshillit të Evropës. Fundi i qetësimit të Vuçiqit tani.

Ndryshe, Kosova  nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.

Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player