Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se ishte e pamundur që drafti i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese siç kërkohej nga ndërkombëtarët.
Sipas tij, Kosova do të anëtarësohet herët a vonë në Këshill të Evropës, por theksoi se “për hirë të anëtarësimit nuk mund t’i përsërisim gabimet e qeverive të kaluara”.
“Qëllimi final ka qenë dërgimi i draftit të Lajçakut në Gjykatën Kushtetuese, ne këtë nuk e kemi pranuar sepse dokumenti i tillë ka shumë probleme brenda të cilat mund t’i sjellin më pastaj shumë probleme në funksionalizim edhe Republikës së Kosovës dhe kjo ka qenë një nga arsyet bazike për atë kemi thënë se ne jemi të gatshëm për një draft të vete menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese mos ta ketë madje as emrin Asociacion”, tha Rexhaj.
Rruga Press