Lajme

Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Komiteti i Ministrave në Këshill të Evropës nuk e futi në agjendë të shqyrtimit dhe votimit çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE. Kjo ka shkaktuar një valë të madhe pakënaqësie ndër politikanë të shumtë në Evropë, e sidomos në Gjermani, ku ky veprim po cilësohet i padrejtë, por edhe i rrezikshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ndër shumë prononcime, bie në sy ai i Kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili nuk e fsheh aspak irritimin me qeverinë e vendit të tij, duke bërë kështu që ai të përdorë edhe një gjuhë jo të zakonshme për politikën e niveleve kaq të larta.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

” M*t! Evropa do të humbasë gjithnjë e më shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Situata po përkeqësohet.”, tha ai i shqetësuar për implikimet që mund të sjellë në përgjithësi ky veprim i fundit, në një kontekst të kërcënimit nga rritja e nacionalizmit, autoritarizmit, rritja e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në rajon.

Prandaj, sipas Michael Roth, në këtë situatë kanë shumë rëndësi lidershipi dhe guximi.

“Këshilli i Evropës nuk do të jetë i plotë pa Kosovën”, përfundoi ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player