KryesoreLajme

Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Me 85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ka kaluar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes paraqes për miratim Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera”, ka thënë ai.

YouTube player