Bota

Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok, tha se vendi i tij është në prag të luftës civile për shkak të tensioneve politike.

Gjatë një konference për shtyp jashtë spitalit Banska Bystrica, ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, dhe ai i brendshëm Matus Sutaj Estok, njoftuan se mjekët “janë duke luftuar për ta shpëtuar jetën” e kryeministrit Robert Fico.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kjo pasi lideri sllovak së fundmi i është nënshtruar një operacioni dhe aktualisht është në gjendje “të rëndë”, si shkak i atentatit ndaj tij.

Gjithashtu, Kalinak tha se sulmi ndaj Fico ishte me motive politike, gjë që do të rrisë më tej tensionet në vend, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se një i dyshuar gjendet në paraburgim dhe një hetim fillestar ka nisur për atentatin “me motive të qarta politike”.

Ndërkohë, ajo për të cilën Estok paralajmëroi se do të ndodhte së shpejti ishte “lufta civile”.

“Komente të tilla me urrejtje po bëhen në rrjete sociale, ju lutemi, le ta ndalojmë këtë menjëherë”, tha ministri.

Siç raportohet, pas sulmit ndaj kryeministrit, vendi ka pësuar tronditje, e cila thuhet të theksojë ndarjen e thellë të politikës sllovake.

YouTube player