KryesoreLajme

Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Aty do të marrë pjesë edhe presidenti serb.

Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, ka njoftuar Kryeministria.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ky samit gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, po mbahet në Kotor të Malit të Zi nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

YouTube player