Bota

Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të paguajë për ta rindërtuar atë që e ka shkatërruar në Ukrainë. 

Duke folur në Kiev, Blinkeni ka thënë se Washingtoni e ka fuqinë që të sekuestrojë asetet ruse në SHBA dhe do t’i përdorë ato për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, raporton BBC.

Ai po ashtu ka thënë se Ukraina është “duke iu afruar NATO-s”.

Më herët, top diplomatë amerikanë i kanë thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se ndihma ushtarake “është duke shkuar për në Ukrainë”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Atë që e ka shkatërruar Putini, Rusia duhet ta paguajë për ta rindërtuar. Është ajo që e kërkon e drejta ndërkombëtare. Dhe është ajo që populli i Ukrainës e meriton”, ka thënë Blinkeni gjatë një fjalimi në Universitetin Politeknik në Kiev.

“Kongresi jonë na e ka dhënë fuqinë për të sekuestruar asetet ruse në SHBA, dhe ne kemi për qëllim që t’i përdorim ato”, ka shtuar ai. 

Ai ka shtuar se grupi G7, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kanada dhe SHBA-ja, mund të zhbllokojnë miliarda dollarë “dhe të dërgojnë një mesazh të fuqishëm te Putini se koha nuk është në anën e tij”.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës dy vjet më parë, asetet e ngrira shtetërore ruse në BE janë vlerësuar të jenë në vlerë prej 211 miliardë euro.

Blinkeni ka arritur në kryeqytetin ukrainas të martën pas një udhëtimi nëntëorësh me një tren, nga kufiri polak.

Vizita e tij vjen në kohën kur shteti përpiqet shumë që t’i mbajë forcat ruse mbrapa afër qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Rruga Press

YouTube player