KryesoreLajme

Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. 

Osmani ka thënë se gjatë bisedës të martën ka cekur rëndësinë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion. 

Lexo më shumë  Krasniqi: Qeveria do të ndërtojë edhe 102 shtëpi të reja deri në fund të vitit në veri

“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar Osmani në platformën “X”. 

Lexo më shumë  Kurti flet për masat e Vuçiqit ndaj Kosovës: Akt i dëshpërimit dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja

Rruga Press

YouTube player