Bota

OBSH paralajmëron: Covid-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë. Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se Varianti Delta i COVID-19 është një rrezik për botën dhe duhet “shtypur” sa më shpejt para se të shtohen mutacione të tjera.

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë. Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.

Drejtori i emegjencave në OBSH-së, Michael Ryan tha se mutacioni Delta po evolon dhe se duhet të veprohet sa më shpejt për ta mposhtur atë. Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se “deri më tani, katër variante shqetësuese janë lajmëruar dhe do të ketë edhe më shumë nëse virusi vazhdon të shpërndahet”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Delta është një paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen. Masat e njëjta që i kemi aplikuar më parë mund ta ndalin virusin. Distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë për një kohë të gjatë. Këto mund ta ndalojnë variantin Delta, sidomos vaksinoheni. Por, kemi nevojë të punojmë më shumë”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Japonia ka zgjatur gjendjen e saj të jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj në Tokio në mes të Lojërave Olimpike , qytet i cili ka vendosur rekorde në infeksionet  me Covid-19 duke arritur 3.000 raste në ditë. Japonia do të fillojë përdorimin e AstraZeneca për të gjithë moshat mbi 40-vjeç.

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit. Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë. Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *