KryesoreLajme

Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Është lansuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit po pritet të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë si dhe tu mundësohet bizneseve vendore të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti tha se platforma “Made in Kosova” nuk është simbolike, por do të përmbajë informata të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit, me shifra që do t’iu shërbejnë investitorëve potencialë në Kosovë.

“Ky projekt paraqet potencialin, kreativitetin dhe veprimtarin e vendit tonë drejt një njohjeje të gjerë të një tregu ndërkombëtar përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore. Hapa si ky që jemi mbledhur sot është hap përpara dhe çdo hap përpara shton dritë në rrugën që na pret… Sot shpalosim platformën MIK që jo rastësisht nënkupton ‘Made in Kosova’. Platforma ‘Made in Kosova’ nuk është simbolike por përmban informatat të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm që iu shërbejnë investitorëve potencial por tregojnë transparencën që qeveriset vendi ynë… Synimi i platformës dhe këndit ‘Made in Kosova’ është që të ndërtojë një imazh të fuqishëm dhe besueshëm të Kosovës duke shtrirë mundësitë për bizneset vendore për të hyrë në tregjet e reja dhe për të tërhequr investime të huaja”, tha ajo.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përmes përhapjes së kësaj iniciative Kosova do të bëhet një aktor i rëndësishëm në skenën globale.
Ajo tha se platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit dhe eksportit.

“Duke mbështetur dhe përhapur këtë iniciativë ne do ta bëjmë Kosovën një aktor të rëndësishëm në skenën globale dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Synimi jonë është që të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha odat ekonomike, shoqatat, bizneset si dhe prodhuesit dhe artistët vendorë, për të ngritur imazhin e vendit në botë për të fuqizuar diplomacinë ekonomike dhe për të qenë konkurrent të fortë në tregun evropian të vlerave përmes produkteve ‘Made in Kosova’. Platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit, eksportit, ngjarjeve të ndryshme si dhe informata të tjera relevante për mërgatën tonë”, theksoi ajo.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Lansimin e platformës “Made in Kosova” e mirëpriti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

“Mbështetja e qeverisë amerikane për platformën ‘Made in Kosova’ përmes mbështetjes nga USAID do të krijojë hapësirë për diçka që ne që vijmë nga trupi diplomatik e dimë se është e rëndësishme. Investitorët e ardhshëm të përkushtuar në Kosovën e vërtetë dhe të ofrojnë informacione vepruese se si të investojnë, si të operojnë këtu. Me kalimin e kohës nëpërmjet investimit të tyre ndërkombëtar në kompani tregtare si ajo e Agon-it do të ofrojë mundësi edhe më të mëdha për të gjithë kosovarët, dhe ata gjithashtu do të ndihmojnë në ndryshimin e kësaj bisede globale dhe perceptimit global për Kosovën. Ne duam të ndihmojmë në largimin e koncepteve të gabuara, ne duam të ndihmojmë popullin e Kosovës të demonstrojë një të vërtetë themelore, se ky është një vend absolutisht i mbushur me punonjës dinamikë, të rinj produktivë, të cilët zhvillojnë dhe ofrojnë produkte me cilësi të lartë. Ata prej nesh që kanë privilegjin të jetojnë dhe punojnë këtu e dinë këtë”, tha Hovenier./KosovaPress/

YouTube player