BotaKryesore

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Armët nga një paketë e re ndihme amerikane për Ukrainën kanë filluar të mbërrijnë në vijën e parë të frontit.

Kjo pasi që pas një viti ngërçi politik në SHBA, presidenti Joe Biden miratoi mbështetje ushtarake me vlerë pothuajse 61 miliardë dollarë në prill.

Dhe të paktën 8 miliardë dollarë do të përdoren për të ri-furnizuar Ukrainën me raketa dhe municion.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ndërkohë në shkurt të 2024, BE ra dakord për një paketë të mëtejshme ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, pasi Hungaria ndaloi bllokimin e marrëveshjes.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se për sa i përket sasisë së ndihmës tashmë të ofruar, midis shkurtit 2022 dhe shkurtit 2024, SHBA dërgoi ose angazhoi armë dhe pajisje me vlerë 46.2 miliardë dollarë në Ukrainë, sipas Institutit Kiel, një organizatë kërkimore gjermane.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Veç kësaj, Gjermania i dha Ukrainës armë dhe pajisje me vlerë 10.7 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar 5.7 miliardë dollarë, Danimarka 5.2 miliardë dollarë dhe Holanda 4.1 miliardë dollarë.

YouTube player