Ministria e Financave: Qeveria me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë
Ministria e Financave ka publikuar të dhëna lidhur me borxhin shtetëror nga viti 2019 deri me 2023
Sipas komunikatës thuhet se Qeveria e Kosovës ka arritur ta ulë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të bruto produktit vendor në raport me periudhën para pandemisë.
“Vlen të theksohet se mes sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 ku masat për luftimin e saj rezultuan me një rritje në borxhin shtetëror, Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, thuhet nga Ministria e Financave.
Rruga Press