Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 dollarë në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të plotësuar nevojat e një diete normale, përllogarit Organizata Botërore e Ushqimit (FAO).
Kjo kosto është e vlefshme për vitin 2021 dhe është më e larta në Evropë dhe në Rajon. Madje në renditjen globale me 163 vende, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot e larta të dietës ushqimore ditore.
Indeksi i Organizatës botërore së ushqimit llogarit si vendin me koston më të lartë të jetesës Xhamajkën me 7 USD për frymë për person, ndërsa Britania e Madhe ka kostot më të ulëta të dietës ushqimore për person në ditë, me vetëm 2 USD në ditë, e ndjekur nga Irlanda me 2.2 USD. Përgjithësisht kostot e larta të ditës ushqimore i kanë vende të varfra dhe ato në zhvillim.
Në Rajon, pas Shqipërisë kostot më të larta dietës ditore për ushqim i ka Serbia me 4.3 $ për person në ditë, e ndjekur nga Bosnja me 4.1 $ në ditë, Mali i Zi me 3 dhe Maqedonia e Veriut me 3.6 $ në ditë.
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.
Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022. Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.
Rruga Press