Bota

Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

 Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit, tha se Scholz ia ka sqaruar Vuçiqit “angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”.

“Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Hebestreit

Lexo më shumë  Merz: Një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga Evropa në Ukrainë do të sjell paqen

Ai tha se kancelari gjerman dhe presidenti serb “ranë dakord ta vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të qëndrojnë në kontakt”.

Scholz dhe Vuçiq njoftohet se “shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”.

Vuçiq tha paraprakisht se ka biseduar me Scholzin lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player