KryesoreLajme

​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa”.

Ojektiva e këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).

Lexo më shumë  Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Sipas një komunikate të lëshuar nga FSK, thuhet se për ta përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti i Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët thuhet se u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

Rruga Press

YouTube player