KryesoreLajme

USAID dhe Universiteti i Iowa-s ndihmojnë studentët e Kosovës të përgatiten për tregun e teknologjisë informative

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power në një fjalim të mbajtur në shtetin e Iowa-s para disa studentëve ka përmendur edhe Kosovën.

Power derisa ka biseduar për punën që bënë USAID në 100 vende, bëri të ditur se anëtarët e Iowa-s do të udhëtojnë për në Kosovë.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

“Anëtarët e fakultetit të Iowa State po udhëtojnë në Kosovë, shtetin më të ri në Evropë, për të ofruar studentëve të teknologjisë informative mentorim, udhëzim për karrierën, mundësi hulumtuese për t’i përgatitur ata për një ekonomi teknologjike që po rritet”, ka thënë Power.

Ajo ka shtuar se fakulteti i Iowas ka qenë një partner i çmuar për USAID.

“Nga mentorimi i studentëve në Kosovë, deri në punën e bashkëveprimit për të mbështetur shkencëtarët lokalë në zhvillimin e farave që rezistojnë kundër thatësirës në Afrikën nën-Sahariane: Universiteti i Iowa State ka qenë një partner i çmuar për USAID”, ka skruar Power në “X”.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Rruga Press

YouTube player