Bota

Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Polonia është duke punuar në forcimin e komplet kufirit të saj lindor, pasi shteti po përballet me atë që e ka quajtur “një luftë hibride” në rritje, me migrimet ilegalë nga Bjellorusia.

Tusku nuk ka dhënë detaje rreth veprimeve të planifikuara, apo se sa mjete janë ndarë për këtë qëllim, por ka deklaruar se kur bëhet fjalë për sigurinë e Polonisë “nuk do të ketë kufij”, raporton Reuters.

“Kufiri Polako-Bjellorus është një vend unik për shkak të presionit të emigracionit të paligjshëm. Në fakt, kemi të bëjmë me një luftë hibride që po përparon”, ka thënë kryeministri teksa vizitoi kufirin dhe takoi ushtarë dhe roje.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Dua që të mos ketë dyshime – një shtet me qëllime agresive në rritje ndaj Polonisë, si Bjellorusia, është duke e organizuar këtë praktikë në kufirin polak”, ka shtuar ai.

Qeveria e mëparshme e Polonisë dhe Bashkimi Evropian akuzuan Bjellorusinë në vitin 2021 për orkestrimin e një fluksi emigrantësh për të bërë presion ndaj BE-së mbi sanksionet që vendosi ndaj Minskut. Mirëpo Bjellorusia mohoi akuzat.

Përpjekjet për të kaluar kufirin kanë vazhduar që atëherë, me shifra të luhatshme në varësi të motit. Roja kufitare polake thotë se aktualisht ka rreth 300 përpjekje për të kaluar ilegalisht në ditë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Tensionet ndërmjet fqinjëve janë rritur pasi aleati Bjellorus, Rusia, nisi pushtimin e Ukrainës.

Tusku ka thënë se përforcimet e reja do të bëhen rreth “tërësisht kufirit lindor” që prek po ashtu kufijtë me Ukrainën dhe Rusinë.

“Nuk është vetëm kufiri i brendshëm polak por edhe kufi evropian. Prandaj, nuk kam dyshim se e gjithë Evropa do të duhet të investojë në sigurinë e saj, duke investuar në kufirin lindor të Polonisë dhe në sigurinë e kufijve tanë”, ka deklaruar Tusk.

Rruga Press

YouTube player