Bota

SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ekziston mundësia që gjatë luftës në Gaza, Izraeli të ketë përdorur edhe armë të furnizuara nga Amerika, duke shkelur kështu të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Departamenti i Shtetit pretendon se qeveria amerikane nuk kishte informacion të plotë për përdorimin e armëve, raporton skynews.

Një raport mbi përdorimin e këtyre armëve iu dorëzua Kongresit amerikan. Auditimi, i porositur nga Shtëpia e Bardhë, shqyrtoi përdorimin e armëve amerikane nga shteti i Izraelit, të cilat i kishte marrë në fillim të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Megjithëse raporti ishte një qortim i qartë i disa operacioneve izraelite në Gaza, ai nuk thoshte përfundimisht se fushata e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shkelte ligjin ndërkombëtar.

Thuhet se “Izraeli duhej të përballej me një sfidë të jashtëzakonshme ushtarake duke luftuar Hamasin në Gaza”.

Raporti shtoi se OKB-ja dhe organizatat humanitare i përshkruan përpjekjet e Izraelit për të shmangur viktimat civile si “të paqëndrueshme, joefektive dhe të papërshtatshme”.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Departamenti i Shtetit zbuloi se Izraeli nuk bashkëpunoi plotësisht me përpjekjet e SHBA-së për të lejuar dërgimin e plotë të ndihmave humanitare në Gaza në muajt e parë të konfliktit.

Rruga Press

YouTube player