Sport

Kuka për xhudistët kosovarë: Heronjtë e lirisë së fituar me gjak

Kosova ka shkëlqyer në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, konkretisht në sportin e xhudos.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljet e arta në kategoritë e tyre respektive, duke e bërë Kosovën një nga shtetet me më shumti medalje të fituara në ditët e para në sportin e xhudos.

Trajneri, Driton Kuka që ishte ndër meritorët për sukseset e Kosovës ndër vite ka lavdëruar xhudistët kosovar.

Kuka në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se xhudistët që ai drejton janë “heronjtë e lirisë së fituar me gjak”.

Postimi i plotë i Driton Kukës (pa ndërprerje):

Lojërat Olimpike 2020 Tokio

U nis me Majlinden në Rio De Janeiro tash e 5 vite,e arta erdhi në Kosovë!

Në Tokio vazhduan Distria e Nora.

Krejt të Arta!

Medalje të Arta Olimpike

Ende smë besohet,kemi ardh për medalje por …

2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë.

Dhe kjo sështë e tëra.

Çfarë e arriture në radhitjen e shteteve me medalje të arta në sportin ku shtetet investojnë me dhjetra e qindra miliona Euro!

Kosova vetëm pas Japonisë e para Frances,Rusisë … e para 200 e më shumë shteteve dhe e gjithë kjo në Lojëra Olimpike!

Majlinda,Disi,Nora,Akil,Loriana …

Heronjtë e mi!

Heronjtë e lirisë së fituar me gjak!

Sa e sa herë jam lutur për ju në këto vite e sot shihni Kosovën ku e keni ngrit në Sportin tonë të dashur.

Thjesht e shkurt faleminderit nga zemra.

Rruga Presshttp://www.rrugapress.al

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *