Arrestohen dy serbë në Jarinjë
Dy persona nga komuniteti serbë janë arrestuar sot (e premte) në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se njëri nga të arrestuarit është dërguar në burg, ndërsa tjetri është duke u intervistuar nga Njësia e Krimeve të Rënda .
“Njëri nga të arrestuarit nuk i ka kryer ditët e burgut dhe është dërguar sërish për 12 ditë në burg, ndërsa tjetri është duke u intervistuar nga Krimet e Rënda”, tha Elshani.
Rruga Press