Lajme

Ish-drejtori i Burgjeve në Shqipëri, i dha tenderin 200 mijë € pa garë vëllait të deputetit të PS për fruta, perime dhe reçel për të dënuarit

Emisioni investigativ Vetting në News24 denoncoi kete te enjte se: “Ish-Drejtori i Burgjeve ka firmosur një tender mbi 200 mijë Euro për fruta perime, reçel dhe erëza për të dënuarit.

Objekti i tenderit cilësohet për nevoja emergjente aq sa me urgjencë u detyrua të realizojë një tender me negocim, pa njoftim pa shpallje të njoftimit të kontratës i ndarë në dy lote.

Në garë morën pjesë dy kompani, por është skualifikuar “GEA” dhe fitues është shpallur “DAJTI PARK 2007” që është në pronësi të Lulzim Qefalisë, vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Është e njëjta kompani që pak javë më parë ka fituar një tjetër tender me 700 milionë lekë për zgjerimin e hapësirës së varrezave publike në Tufinë”

Rruga Press

YouTube player