Art & Kulturë

Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë në Durrës, daton në shekullin e parë para Krishtit

Gërmimet me kantierin e shkollës së mesme Gjergj Kastrioti në Durrës kanë nxjerrë në dritë një tjetër mozaik, edhe më i veçantë se mozaiku i zbuluar një muaj më parë, në të njëjtin vend.

Të dy mozaikët mendohet se i përkasin shekullit të I para erës sonë. Arkeologët thonë se mozaiku në ngjyrat e bezhë dhe me pika blu i përket pishinës së një vile, ku tregon nivelin e lartë të ndërtimeve për kohën.

Arkeologu Luan Përzhita tregon se kemi të bëjmë më zbulimin e një vile dy katëshe me të paktën 8 hapësira të mëdha banimi, ndërsa interes të lartë arkeologjik ka pasur edhe zbulimi i sistemeve hidraulike të kohës, me kanale të veçanta për të kaluar uji i ngrohtë.

Lexo më shumë  Zbulime të reja në Pogradec; Arkeologët nisin gërmimet në një vendbanim të lashtë

“Kemi zbuluar hapësira banimi të lashta që kanë qenë të ndritura në atë kohë në 2 kate, linjat e murit tregojnë se kemi dhe një hapësirë tjetër për të gërmuar që është 3 metra e gjysmë që lidhet me katin e pare të banimit. Kjo vilë përbëhet nga 7 ose 8 hapësira të mëdha deri sa kemi zbuluar deri tani. Një tjetër sektor i rëndësishme lidhet edhe me sistemin hidraulik, kemi gjetur disa mbulesa të kanaleve që kalonte uji i nxehtë në atë kohë si dhe kemi një zbulim sensacional që ndodhi sot, ku u zbulua një mozaik i dytë. Kemi një mozaik me ngjyrat e bezhës ose panës i alternuar me disa pika në ngjyrë blu. Mendohet se janë të periudhës që lidhet me fund të shekullit të I të erës sonë. Ky mozaik është zbuluar në pishinën e kësaj vile, kemi të bëjmë me ndërtimin e një pishine që tregon për një nivel të larë të ndërtimeve për kohën dhe trajtimin e kësaj pishine me afreske shumëngjyrëshe. Gërmimet kanë sjellë zbulimi dhe struktura të reja arkeologjike, kemi elementë qeramike apo zbukurim të lashtësisë”, tha arkeologu.

Lexo më shumë  Zbulime të reja në Pogradec; Arkeologët nisin gërmimet në një vendbanim të lashtë

Pak ditë më parë në këtë vend , me rifillimin e gërmimeve  dolën në drite gjetje të rëndësishme si rifiniturat e veshjeve të brendshme të vilës,  pllaka me dekoracione të Mesdheut, veçanërisht në Pompei, të cilat datonin të periudhave para dhe pas lindjes së Krishtit. /rtsh/

YouTube player
YouTube player