Lajme

Minatorët protestë para Kuvendit të Shqipërisë, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë: Pensioni nuk na del as për ilaçe!

Minatorët po mbajnë sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës.

Ata kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit.

Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

Lexo më shumë  Haxhi Avdyli i mbyll derën LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it, vlerësim për komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm