Lajme

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi e KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë të vendosur/varur në një pemë në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:28.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

Lexo më shumë  Hetimet për ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dyshohet se përfitoi 1.7 mln euro ryshfet

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Korrupsioni, “Balluku” dhe ndërhyrja në drejtësi - Raporti i KE “nxin” Shqipërinë