Ministria e Infrastrukturës mbështet komunën e Ferizajt me dy projekte infrastrukturore në vlerë 600 mijë euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për realizmin e dy projekteve të rëndësishme ku vlera e tyre është 600 mijë euro.
Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas nënshkrimit të memorandumit me kryetarin e Ferizajt Agim Aliu, ka njoftuar se ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj si dhe asfaltimi i rrugës Babush i ri – Cërnillë – Mirash në Ferizaj janë dy projektet e financuara nga dikasteri ku ai punon.
Statusi i plotë i Durmishit:
Në kuadër të nënshkrimeve të memorandumeve me komuna, sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Ferizajt.
Për këtë komunë kemi dedikuar mjetet prej 600 mijë euro për financimin e projekteve:
➤ Ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj; si dhe
➤ Asfaltimi i rrugës Babush i ri – Cërnillë – Mirash në Ferizaj
Rruga Press