Osmani takon Greenfield, flasin për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Samitin SHBA- Afrikë, në eventin qendror të mbajtur me rastin e 20- vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në të cilën ka prezantuar sukseset e Kosovës dhe bashkëpunimin e suksesshëm me MCC-në.
Në këtë takim, Osmani së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, Linda Thomas Greenfield, ka diskutuar për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Osmani tha se Greenfield është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.
Rruga Press