Sport

Ernest Gjoka nuk është më trajner i Shkëndijës së Tetovës

Pas dy humbje me skuadrën letoneze të Rigas (0-1 në Shkup dhe 0-2 në Riga) trajneri tiranas ndërpret marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit kampion tetovar

Pas eliminimit nga kupat e Europës dhe veçanërisht pas dy humbjeve me Rigan e Letonisë në Conferenca League, skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj, që të dy nga Tirana

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

“Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen,”- thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës në faqen zyrtare të klubit tetovar.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Kujtojmë se Shkëndija në katër ndeshje europiane, dy në Champions League dhe dy në Confereca League, nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol, ndërkohë që pësoi 9 të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *