FSK-ja zhvillon trajnime me ushtrinë turke për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ushtrinë turke kanë realizuar trajnim në përdorim të sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran.
Në një postim të FSK-së bëhet e ditur se FSK-ja në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj.
“Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s”, thuhet në njoftim.
Rruga Press