Kurti i fton bizneset të forcojnë bashkëpunimin me Qeverinë
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë.
Ai ka thënë të martën se Qeveria e suksesshme e ndihmon sektorin privat, e sipas tij, konkurrueshmëria ekonomike “do të sjellë prosperitet dhe mirëqenie”.
“Mirëqenien e qytetarëve tanë. U bëj thirrje bizneseve tona të vazhdojnë ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës. Javën e kaluar e inauguruam programin kompakt të MCC-së një projekt historik”, ka thënë Kurti.
Kurti, dhe si kryetar i këtij Këshilli, ka thënë se janë identifikuar 6 miliardë euro investime në infrastrukturë të re dhe për ta përmirësuar atë aktualen.
“Me kalimin e kohës ne do të bashkërendisim dialogun tonë në mënyrë që Qeveria dhe sektori privat të kenë qartësi se si të përmirësojmë të bërit biznes”, ka shtuar ai.
Rruga Press